Destinacioni Tetovë – Eduina Jaup

Destinacioni Tetovë – Eduina Jaup

Mjafton të shohim një hartë të Ballkanit, pajisur me emërtimet e secilit shtet që e përfaqëson si dhe me gjithë korridoret Europiane e Ballkanike që lidhin këto shtete, e menjëherë në sy do të na binte se si diku në qendër të saj, aty ku duket sikur mblidhen apo në të kundërt shpërndahen gjithë këto korridore, pozicionohet shteti Maqedonas e më tej qyteti i Tetovës.
Kjo panoramë e parë për qytetin është pikënisja e Destinacionit Tetovë, spuntoja nga ku nisin hulumtimet dhe hipotezat për zhvillimin e tij.
Konstatimi, në dukje i shpejtë, përforcohet gjithnjë e më shumë duke analizuar
hollësisht kontekstin e një shkalle kaq të madhe të qytetit. Përmbajtur analizave vizuale dhe fizike, kupton se si sistemi i gjithë shteteve dhe lidhjeve
formon një strukturë shumë të fortë ndërvepruese, të ngjashme me formulat kimike, të përbëra nga atomet dhe numrat përkatës të valencave.
Në të njëjtën formë Maqedonia luan një rol kyç në këtë
formulë, pasi thënë metaforikisht numri i saj i valencave
është më i larti. Duke qenë në qendër të Gadishullit ajo
krijon lidhje të mira jo vetëm me shtetet fqinje por në të
njëjtën kohë edhe me skajet e tij. Instrumentat primare
që përdor janë dy akset e forta cardo-decumanus që
e përshkojnë tejpërtej e që krijojne nyjen nga ku dalin
e mblidhen akset e tjera lidhëse ndërkombëtare, Korridori
XIII dhe Korridori X Pan-Europian. Korridoret pasohen nga një sërë lidhjesh të tjera
ndërkombëtare me rëndësi vitale për Maqedoninë, akse që e
lidhin me vende me potenciale të ndryshme, si qytetet-porte, qytete
turistikë, qytete me ekonomi shumë të zhvilluar etj.
Si panoramë të dytë të Tetovës, ashtu si në të parën, do të kishim një qytet të evidentuar qartë në rolin e një nyjeje, një berthame apo një çerniere nga ku përsëri metaforikisht energjia, e formave të ndryshme, që rrjedh nga i gjithë Ballkani vjen e akumulohet e më pas transformohet në energji që i jep jetë vetë qytetit.
Me një “zoom-in” të kontekstit ndërkombëtar në atë kombëtar konstatohet dhe një rol tjetër, një panoramë e tretë e qytetit. Me të njëjtën formë analize si më parë, me atë të aksesit dhe të lidhjeve, lexohet një sistem i ngjashëm, në këtë rast jo kimik por më pranë atij biologjik. Prej mënyrës si ndërthuret ky sistem me organet kryesore, qytetet kyçe të Maqedonisë dalin në pah dy unaza të ndara prej njëra-tjetrës.
Unazat, të cilat mund ti emërtojmë si mushkëritë e Maqedonisë kryejnë përsëri funksionin vital të shtetit. Pjesë e tyre është dhe Tetova, pozicionuar në mënyrë ideale tek mushkëria e parë, pranë kryeqytetit, Shkupit, Aeroportit
dhe qyteteve të tjera të vogla të ngjashme me të si Gostivari apo Kërçova,
por pa humbur lidhjet edhe me mushkërinë e dytë duke qenë pranë qytetit të Kumanovës

Kësisoj, pas gjithë analizave të mësipërme në shkallë të madhe, hipoteza Destinacioni Tetovë merr një formë më reale dhe më konkrete. Ajo lind nga energjia që siç thamë rrjedh nga Ballkani dhe drejtohet për në Tetovë e kalon nëpër organet jetësore të vetë shtetit maqedonas, mushkëritë, prej të cilave lind një hipotezë e dytë, Metropoli i madh i Maqedonisë. Energjia më pas koncentrohet së fundmi në qytet, në pikën e vetme lidhëse momentalisht me rajonin, Stacionin e Trenit dhe Terminalin e Autobusave. Kjo është dhe çerniera e fundit e sistemit nga ku më pas ajo shpërndahet nëpër gjithë qytetin duke zbuluar potencialet e dukshme dhe të padukshme të tij.

Por, përpara arritjes së kësaj çerniere të fundit lind nevoja e evidentimit më të qartë të itinerarit që përshkohet. Lind nevoja për të artikuluar më mirë instrumentat me të cilat itinerari arrin destinacionin Tetovë; një nga të cilët, mobiliteti..

Mobiliteti në forma të ndryshme të tij, ajror, motorik, hekurudhor, këmbësor,

teknologjik (e-mail, telefon etj) është një metodë njohjeje për Tetovën në rajon, njohje e cila bazohet kryesisht në një sistem të përbërë jo vetëm prej qytetit të Tetovës, por 5 pikave kyçe që do të formonin Metropolin e Maqedonisë, Gostivari, Tetova, Shkupi, Aeroporti, Kumanova. Këta qytete, pjesë e mushkërisë së shumëpërmendur, ndajnë të njëjtat karakteristika të qytetformimit, të strukturës së brendshme të tyre dhe ndjekin në formë lineare njëri-tjetrin duke krijuar një strukturë të përbashkët unike. Mobiliteti është potenciali kryesor në Metropolin GO-TE-SHK-A-KU dhe është i formuluar shumë qartë në territor. Lidhja me anë të automobilave, që është një nga më të zhvilluarat sot; hekurudha, që evidentohet dhe kthehet në hekurudhën e një treni me shpejtësi të lartë duke zvogëluar edhe më tej distancat; linja ajrore, nyje tjetër lidhëse me rajonin dhe me të gjitha akset e tjera lëvizëse; si dhe zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve të komunikimit si telefoni apo interneti.

Metropoli funksionon më tej si një organizëm ku çdo pjesë e tij benefiton nga tjetra, ku tendeca është për të humbur distancë përherë e më shumë nëpërmjet unifikimit. Gjithë energjia që përballon Metropoli kthehet në një zhvillim për qytetet dhe zonat ende të pashfrytëzuara përreth tyre. E më i rëndësishmi është synimi për të arritur destinacionin e parë, destinacionin Tetovë pa hasur më barriera, duke mos pasur më distanca, duke mos ndjerë kohë.

Mjafton të shohim një hartë të Ballkanit, pajisur me emërtimet e secilit shtet që e përfaqëson si dhe me gjithë korridoret Europiane e Ballkanike që lidhin këto shtete, e menjëherë në sy do të na binte se si diku në qendër të saj, aty ku duket sikur mblidhen apo në të kundërt shpërndahen gjithë këto korridore, pozicionohet shteti Maqedonas e më tej qyteti i Tetovës.Kjo panoramë e parë për qytetin është pikënisja e Destinacionit Tetovë, spuntoja nga ku nisin hulumtimet dhe hipotezat për zhvillimin e tij.Konstatimi, në dukje i shpejtë, përforcohet gjithnjë e më shumë duke analizuarhollësisht kontekstin e një shkalle kaq të madhe të qytetit. Përmbajtur analizave vizuale dhe fizike, kupton se si sistemi i gjithë shteteve dhe lidhjeveformon një strukturë shumë të fortë ndërvepruese, të ngjashme me formulat kimike, të përbëra nga atomet dhe numrat përkatës të valencave.Në të njëjtën formë Maqedonia luan një rol kyç në këtëformulë, pasi thënë metaforikisht numri i saj i valencaveështë më i larti. Duke qenë në qendër të Gadishullit ajokrijon lidhje të mira jo vetëm me shtetet fqinje por në tënjëjtën kohë edhe me skajet e tij. Instrumentat primareqë përdor janë dy akset e forta cardo-decumanus qëe përshkojnë tejpërtej e që krijojne nyjen nga ku daline mblidhen akset e tjera lidhëse ndërkombëtare, KorridoriXIII dhe Korridori X Pan-Europian. Korridoret pasohen nga një sërë lidhjesh të tjerandërkombëtare me rëndësi vitale për Maqedoninë, akse që elidhin me vende me potenciale të ndryshme, si qytetet-porte, qyteteturistikë, qytete me ekonomi shumë të zhvilluar etj.Si panoramë të dytë të Tetovës, ashtu si në të parën, do të kishim një qytet të evidentuar qartë në rolin e një nyjeje, një berthame apo një çerniere nga ku përsëri metaforikisht energjia, e formave të ndryshme, që rrjedh nga i gjithë Ballkani vjen e akumulohet e më pas transformohet në energji që i jep jetë vetë qytetit.Me një “zoom-in” të kontekstit ndërkombëtar në atë kombëtar konstatohet dhe një rol tjetër, një panoramë e tretë e qytetit. Me të njëjtën formë analize si më parë, me atë të aksesit dhe të lidhjeve, lexohet një sistem i ngjashëm, në këtë rast jo kimik por më pranë atij biologjik. Prej mënyrës si ndërthuret ky sistem me organet kryesore, qytetet kyçe të Maqedonisë dalin në pah dy unaza të ndara prej njëra-tjetrës.Unazat, të cilat mund ti emërtojmë si mushkëritë e Maqedonisë kryejnë përsëri funksionin vital të shtetit. Pjesë e tyre është dhe Tetova, pozicionuar në mënyrë ideale tek mushkëria e parë, pranë kryeqytetit, Shkupit, Aeroportitdhe qyteteve të tjera të vogla të ngjashme me të si Gostivari apo Kërçova,por pa humbur lidhjet edhe me mushkërinë e dytë duke qenë pranë qytetit të Kumanovës

No related posts.

Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.

Lini koment