Tetova 3T/Porta e re – Klaudjo Cari

Tetova 3T/Porta e re – Klaudjo Cari

Projekti vizion Tetova 3T (Porta e Re) niset nga hulumtime, gjeopolitke ,
historike si pjesë e universit që Tetova ka parë.
Nga gjithë bukuritë dhe të mirat e Tetovës një do të ishte burimi i vështirësive
të konstatuara nga ne; ashtu si i një trupi të gjymtuar dhe Tetovës
gjatë viteve i ishte dëmtuar nje gjymtyrë…një krah që e ushqente me të
mira dhe e takonte me të afërmit e saj. Kjo lidhje e ndërprerë ishte rruga
Tetovë – Prizren, duke i lënë këto dy qytete kaq afër dhe prap kaq larg.
Në vazhdim të projektit për këtë qytet do të njihemi me të mirat që do
të sillte riçelja e ketij aksi për qytetin në veçanti dhe për gjithë rajonin në
përgjithësi.
Tetova është një qëndër ekonomike, kulturore dhe administrative, e cila
gjëndet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo njihet që në kohët
antike ku përmëndet me emrin Enea. Një ndër faktorët që kanë ndikuar
në mbijetesën e saj ndër shekuj është edhe pozita gjeografike. Ajo nga
veriu kufizohet me Kosovën, (Prizrenin) në lindje me Prishtinën, në jug me
Shkupin dhe në perëndim me Gostivarin. Por është përsëri pozita e mirë
gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe Pollogu me tokë pjellore,
që ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Me ardhjen e turqëve
u zhvillua midis të tjerash më dukshëm kultura.
Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe).
Një rrugë e rëndesishme tregëtre ishte ajo midis Tetovës dhe Prizren e cila
lidhte Stambollin me Perëndimin.Kjo rrugë karvanesh sillte një numër të madh
udhëtarësh në këtë qytet duke e shndërruar në një qëndër të rëndësishme
treg-tare. E cila rrethohej nga mali “Sharr” dhe mali i “Thatë”.Pikërisht në
shpatet e malit “Sharr” shtrihej dhe rruga e vjetër e cila sot nuk ka ndikimin
e dikurshëm në ekonomi pasi nuk është më e shfrytëzueshme.
Sot është turizmi ai që zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e Tetovës.
Krye-sishtë si vende dhe objekte turistike janë të njohura : Qendra rekreative
- turistike “Kodra e Diellit-Popova Shapka” në shpatet e malit
Sharrit që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimrit,
sidomos të skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerë kulturore dhe historike.
Këto vlera kolturore historike të Tetovës u veçuan nga vetë banorët si pjesët
më të parapëlqyera nga vetë ata në qytet gjatë intervistimit të bërë në vizitën tonë
të dytë në Tetovë. Këto ishin ato që mësuam për qytetin pasi kishim marrë nje shije prej tij gjatë vizitës tonë në stinën e dimrit. Ku e gjetëm të mbuluar nga bardhësia e dëborës e cila rrallë ishte e shkelur nga këmbet e kalimtarve.
Të cilët ishin më të shumtë gjatë vizitës së dytë në pranverë ku dhe na ndihmuam të njiheshim me nga afër me të mirat dhe problematikat e qytetit. Ishin këto vizita në terren që na ndihmuan të njiheshim me qytetin dhe plagët e tij, që më pas të ishim në gjëndje të përpilonim një kurë që do ti rikthente energjinë , forcën dhe jetën e shëndetshme që gëzonte dikur.
Pozita gjeografike e Tetovës është ajo që na drejton rreth imagjinimit të akseve të reja të komunikimit të saj me qytetet rrethuese. Akse dikur ekzistuese që i kanë sjellë Tetovës shumë të mira por tashmë të lëna në harresë për një kohë të gjatë.
Në bazë të këtyre të dhënave historike në kemi arritur në konkluzionin se një riçelje e këtij segmenti do të çonte në lulëzimin e qytetit të Tetovës sërisht, duke I rikthyer atij rëdësinë e dikurshme. Me krijimin e katër unazave ballkanike Tetova rikthehet si një akumulus i të gjitha energjive të ardhura nga; qytetet rrethuese brënda Maqedonisë, Maqedoni-Serbi-Kosovë, Mqedoni-Kosove-Mali I Zi-Shqipëri, Maqedoni- Shqipëri-Kosovë , Durres-Kukes-Morine-Prizren-Tetove pjesë të sëcilës janë ndërtuar dhe me plotësimin e të gjithës realizohet bashkimi i trevave Shqiptare. Le të jetë ky fillimi i një epoke të re për Tetovën. I një epoke zhvillimi e integrimi si në shkallë rajoni dhe në atë pan-europiane. Duke shembur këtë barrier që ekziston midis Tetovës dhe Prizrenit e duke e kthyer atë jo më si një pengesë po si një burim zhvillimi. Mali i Sharrit do të shndërrohet në një atraksion turistik ashtu si vetë Tetova . Të gjitha pasuritë natyrore e kulturore të fshehura nën hijen e këtij mali nuk do të qëndrojnë më të mbuluara nga pluhuri i harresës por do të shpalosen me të gjithë madheshtinë e tyre për të gjithë vizitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e me gjërë…
…por duke i bërë dhe vetë Tetovarët më krenarë për qytetin e tyre të Rilindur. Duke u rizgjuar atyre dëshirën për të punuar e jetuar në këtë vend, dhe dita ditës për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë.

No related posts.

Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.

Lini koment