Rjetat sociale/oda ubane – Ina Musai

Rjetat sociale/oda ubane – Ina Musai

Sinkretizmi është përpjekja për të pajtuar besime të kundërta, shpesh duke përdorur praktika mendimi të shkollave të ndryshme.Ky term do të thotë “kombinim”. Sinkretizmi mund të përfshijë përpjekje për të bashkuar dhe analoguar tradita të ndryshme tepër të dallueshme dhe origjinale, sidomos në teologji dhe mitologjinë e besimit.

Nga elementët e fjetur në katalizatorë socialë
Tetova, një qytet kompleks për sa i përket etnisë, fesë, vendndodhjes, duket se ka shumë energji brenda vetes. Ky plan vizion synon të nxjerrë ne pah të gjithë këto potenciale energjie të fshehura nën pëlhurën urbane të Tetovës. Kompleksiteti i kontekstit social është nxitja kryesore për t’i dhënë zhvillim këtij vizioni duke tentuar drejt një hapësire publike të krijuar nga ky rrjet potencialesh.
Ky rrjet do të ndihmojë si katalizator në lidhjen e të gjitha hallkave të forta që e përbjënë Tetovën. Duke filluar që nga historia e saj me pazarin e
rëndësishëm, kultura dhe natyra, do të jenë ato që do krijojnë një zinxhir elemnetësh gjenerues energjie që do t’i japin qytetit shkëlqimin e dikurshëm.
Gërmimi i historisë do të jetë pika më e fortë mbështetëse për këtë vision zhvillimi. Nga ky aspekt historik zbulohet se përjetimi i hapësirës publike është thelbësor për qytetin. Për të zhvilluar më tej këtë koncept duhet të lidhen të gjitha hallkat sociale të Tetovës, siç janë pazari, njësitë formuese të qytetit me karakter social, kullijet dhe Çarshia si pjesë urbane me karakter

tregtar. Megjithatë, përveç këtyre elementëve socialë si pazari që është dhe një nga më të rëndësishmit që nga lindja e Tetovës, ekzistojnë dhe elementë të tjerë urbanë, objekte të qytetit që kërkojnë rivlerësim të tyre. Këto mund

të ndahen në ky kategori të rëndësishme, elementë (objekte, hapësira, ejt) që kanë humbur vlerën e dikurshme e që tashmë nuk kanë rëndësi për qytetin dhe elementë(objekte, hapësira, ejt) që mbartin potencial ekonomik, social, kulturor e që gjenerojnë lëvizje, energji në qytet. Këto dy kategori mund të quhen ndryshe elementë të fjetur dhe gjenerues. Rëndësia e zbulimit

të tyre qëndron në faktin se hallkat sociale të qytetit duhet të vihen në kontekstin urban real. Duke qenë të tilla e të gjeneruara nëpërmjet hapësirës

krijohen evente social që për qytetin kanë rëndësinë e katalizatorëve urbanë. Këta katalizatorë më pas i përshtaten jetës reale në vend dhe marrin të njejtat karakteristika si konteksti social. Kështu krijohen hapësira të reja publike që tentojnë drejt socializimit e ndërveprimit në të gjithë qytetin.


Lindja e energjive ne rrjeta
Tetova si qytet i zhvilluar ne histori ka pësuar shumë ndryshime dhe mbi të kanë ngelur gjurmët e kohës. Duke gërmuar mbi këto gjurmë tregohet se prania e lumit ka qenë thelbësore në vetekzistencën e qytetit. Pranë lumit Shkumbin mendohet të ketë ekzistuar bërthama e parë e qytetit. Kjo bërthamë me kalimin e kohës fillon dhe zbret në drejtim të fushës duke mbajtur si aks lumin. Gradualisht qyteti e humb karakterin e tij terpër
centrik dhe kjo bërthamë shpërhapet duke i dhënë zhvillim të gjithë kësaj pjese të qytetit. Gjatë periudhave të ndryshme kohore e pushtimeve të ndryshme, një nga gjurmët më të rëndësishme të Tetovës ka qenë dhe sistemi administrativ me anë të kullijeve. Kullijet ishin njësi administrative

Nga elementët e fjetur në katalizatorë socialëTetova, një qytet kompleks për sa i përket etnisë, fesë, vendndodhjes, duket se ka shumë energji brenda vetes. Ky plan vizion synon të nxjerrë ne pah të gjithë këto potenciale energjie të fshehura nën pëlhurën urbane të Tetovës. Kompleksiteti i kontekstit social është nxitja kryesore për t’i dhënë zhvillim këtij vizioni duke tentuar drejt një hapësire publike të krijuar nga ky rrjet potencialesh.Ky rrjet do të ndihmojë si katalizator në lidhjen e të gjitha hallkave të forta që e përbjënë Tetovën. Duke filluar që nga historia e saj me pazarin erëndësishëm, kultura dhe natyra, do të jenë ato që do krijojnë një zinxhir elemnetësh gjenerues energjie që do t’i japin qytetit shkëlqimin e dikurshëm.Gërmimi i historisë do të jetë pika më e fortë mbështetëse për këtë vision zhvillimi. Nga ky aspekt historik zbulohet se përjetimi i hapësirës publike është thelbësor për qytetin. Për të zhvilluar më tej këtë koncept duhet të lidhen të gjitha hallkat sociale të Tetovës, siç janë pazari, njësitë formuese të qytetit me karakter social, kullijet dhe Çarshia si pjesë urbane me karaktertregtar. Megjithatë, përveç këtyre elementëve socialë si pazari që është dhe një nga më të rëndësishmit që nga lindja e Tetovës, ekzistojnë dhe elementë të tjerë urbanë, objekte të qytetit që kërkojnë rivlerësim të tyre. Këto mundtë ndahen në ky kategori të rëndësishme, elementë (objekte, hapësira, ejt) që kanë humbur vlerën e dikurshme e që tashmë nuk kanë rëndësi për qytetin dhe elementë(objekte, hapësira, ejt) që mbartin potencial ekonomik, social, kulturor e që gjenerojnë lëvizje, energji në qytet. Këto dy kategori mund të quhen ndryshe elementë të fjetur dhe gjenerues. Rëndësia e zbulimittë tyre qëndron në faktin se hallkat sociale të qytetit duhet të vihen në kontekstin urban real. Duke qenë të tilla e të gjeneruara nëpërmjet hapësirëskrijohen evente social që për qytetin kanë rëndësinë e katalizatorëve urbanë. Këta katalizatorë më pas i përshtaten jetës reale në vend dhe marrin të njejtat karakteristika si konteksti social. Kështu krijohen hapësira të reja publike që tentojnë drejt socializimit e ndërveprimit në të gjithë qytetin.Lindja e energjive ne rrjetaTetova si qytet i zhvilluar ne histori ka pësuar shumë ndryshime dhe mbi të kanë ngelur gjurmët e kohës. Duke gërmuar mbi këto gjurmë tregohet se prania e lumit ka qenë thelbësore në vetekzistencën e qytetit. Pranë lumit Shkumbin mendohet të ketë ekzistuar bërthama e parë e qytetit. Kjo bërthamë me kalimin e kohës fillon dhe zbret në drejtim të fushës duke mbajtur si aks lumin. Gradualisht qyteti e humb karakterin e tij terpërcentrik dhe kjo bërthamë shpërhapet duke i dhënë zhvillim të gjithë kësaj pjese të qytetit. Gjatë periudhave të ndryshme kohore e pushtimeve të ndryshme, një nga gjurmët më të rëndësishme të Tetovës ka qenë dhe sistemi administrativ me anë të kullijeve. Kullijet ishin njësi administrative në kohën e perandorisë otomane. Ato shërbenin për të krijuar qytete nga e para ose për t’i dhënë atyre zhvillim në pjesë të caktuara. Si njësi formuese, brenda tyre duhet të ndërtohej një xhami, një furrë buke, një hamam dhe duhet të kishin pjesën tregtare të zanatçinjve. Kjo rrugë tregtare ku të gjithë zanatçinjtë shisnin prodhimet e tyre quhej Çarshi. Përveç se Pazar, kjo rrugë shërbente dhe si hapësirë për socializim midis njerëzve. Çarshia ishte dhe një vendtakim i rëndësishëm përveçse Pazari.

Pazari mund të jetë pika më e fortë ku mund të prekim Tetovën për të kuptuar vetekzistencën e saj. Itinerari i hershëm i karavaneve shndërrohet bashkë me historinë, por ruan ende traditën e dikurshme të Çarshisë së Epërme që për Tetovën do të thotë shumë. Ekzistenca e saj nxit hapësirë mendimi në lidhje me jetën sociale të këtij qyteti.

Qyteti organik dhe ideal

Megjithatë duke lënë mënjanë zhvillimin historik, e duke gërmuar mbi kontekstin urban zbulohen shumë elemente të rëndësishëm, të fshehur në qytet. Ajo që përbën kodin formues të qytetit në tërësi është mbivendosja e gjurmëve të qytetit organic që është deri më sot, me ndërhyrjet e një kohe të caktuar të qytetit ideal. Në linjat territoriale dhe pëlhurën e Tetovës dallo-hen të gjitha gjurmët e qytetit të shtresëzuara në kohë. Secila periudhë, cdo pushtim dhe regjim politik ka qenë përcaktues në zhvillimin urban të Tetovës. Ato që e bën të veçantë dhe më interesant konfiguracionin e qytetit janë gjurmët e tensionit midis ndërhyrjeve ideale njerezore dhe ndërhyrjeve spontane. Të tilla ka shumë dhe mund të quhen zona tensioni. Por çfarë ndodh në këto zona tensioni?

Ky mund të quhet tension urban ku pëlhurat ndërhyjnë te njëra-tjetra dukë shkaktuar mospërputhje me atë çka vjen në vazhdim. Megjithatë këto mospërputhje bëhen shkas për të lindur energji të reja në qytet.

Tensionet midis pëlhurave, bashkëekzistenca dhe lindja e energjive në rrjeta (sforcimet)

Në pëlhurën e Tetovës lexohen dhe ato hapësira të cilat ndodhen në nyjet më e ndësishme të qytetit. Kjo nënkupton se këto janë hapësira të veçanta që duke qenë po ashtu dhe nyje urbane shërbejnë si nxitëset e para për lindjen e energjisë në qytet. I gjithë ky gjenerim nxit në kërkimin e asaj energjie të fshehur që gjendet brenda kontekstit, por nuk lexohet ende. Duke marë një kënvështrim të teorisë së Aldo Rossi-t mbi elementët të cilët ai i quan patologjikë që në fakt janë elementë që nuk përjetohen më në kohë, por qëndrojnë të fjetur, kuptojmë se të tillë në këtë qytet mund të gjejmë mjaft. Po kështu dhe elementët gjenerues e mbase në to gjendet vërtet energjia e munguar në këtë moment.

Elementër patologjikë (të fjetur) dhe gjeneruesit urbanë.

Në të vërtetë elementët patologjikë janë elementë urbanë, objekte të ndryshme,hapësira që kanë një vlerë të caktuar e që në një kohë të shkuar janë përjetuar në qytet, por tashmë qëndrojnë të fjetur duke mos patur rëndësinë e dikurshme.

Ndërsa elementët gjenerues janë elementë urbanë njësoj si të parët të cilët gjatë gjithë kohës gjenerojnë energji në qytet dhe shërbjenë si pika referimi për qytetin. Të dy këto lloje klasifikimesh të elementëve bëjnë të kuptohet se me siguri aty është e fshehur ajo energji që ka qenë që në lindjen e qytetit. Në rastin e evidimentit të këtyre elementeve të fjetur, ajo që tregon vërtet për thelbin e Tetovës është fakti se edhe pse të papërjetuara disa prej tyre detyrimisht mbeten gjenerues. Psh objektet të tilla si hamami mund të konsiderohen elementë gjenerues ose si shem-bulli më i mirë i këtyre elementëve të fjetur (patologjikë) të shndërruar në gjen-erues, kjo për arsyen se ky objekt ende ruan të njejtat vlera dhe ender përjetohet nga njerëzit edhe pse me funksion të ndryshme tashmë atë të galerisë.

Qendra është elementi kyç i cili deri diku mban të lidhur të gjithë energjinë në qytet. Kjo pjesë e Tetovës mbetet gjithmonë gjeneruese për shkakt të statusit urban që ka, por realisht gjenerimi i energjisë së vërtetë i një jete sociale, i një zhvillimi ekonomik aty, mungon. Duke u nisur nga ky problem kyç kuptohet se elementë të tillë Tetova duhet të ketë shumë , por që qëndrojnë të fshehur. Realisht ata duhet të jenë rrjete të lidhur fort por jo të dukshme. Nxitje e kësaj ideje bëhet vetë konteksti social i Tetovës, prania e dy popullsive dhe e besimeve të ndryshme shikohet si gjenerues i një energjie të re. Të gjitha këto cilësohen si katalizatorë urbanë e bëhen shtysë për zbulimin e të gjithë këtij rrjeti të fshehur.

Rrjeti i fshehur i hapësirave publike

Një çështje e rëndësishme që lidh ngushtë kontekstin urban me jetën sociale është hapësira publike dhe përjetimi i vërtetë që kanë njerëzit për të. Nga një vizitë sado kalimtare e që mund të ketë çdokush në Tetovë menjëhere do të nxitej të shikonte hapësirat e pamata të gjelbra që detyrimisht bëhen hapësira potenciale publike.

Duke patur një kontekst social tepër kompleks kuptohet se i gjithë ky poten-cial hapsinor publik shtresëzohet në të njejtën mënyrë në përjetimin e vet. Kështu që, i gjithë ky rrjet i fshehur ndahet sipas funksionit social, etnik dhe fetar. Të gjitha këto ndarje që mund të duken si barreria për shoqërinë ndihmojnë në një kompleksitet social i cili shërben si katalizator urban. Duke u bashkuar të gjithë këto rrjete ndihmojnë për të formuar një tërësi hapsinore të Tetovës të cilën qyteti nuk e ka shikuar më parë si potencial të vetin zhvillimi. Këto hapësira marrin trajta të ndryshme, por nisur konteksti social, ato marrin karakterin e odave tradicionale shqiptare. Ky koncept mund të zhvillohet më tej duke u nisur nga studimi i kësaj hapësire interieri,

por që në këtë rast odat përjetohen të lira në natyrë dhe në mjedise urbane. Kjo hapësirë e re publike trajtohet e tillë për t’u përshtatur me shoqërinë tetovare. Duke ruajtur në këtë mënyrë privatsinë dhe mbylljen që ka shoqëria, këto oda janë hapësira ideale për të zhvilluar një hapësirë publike të këtij lloji.

Duke parë karakteret e veçanta të këtyre hapësirave, këto oda mendohet të jenë të grupuara dhe secili grup të jetë ndryshe nga tjetri. Aktivitet sociale brenda secilës do të jenë ato që do të bëjnë dallimin e këtyre shesheve urbane me karaktere të ndryshme.

No related posts.

Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.

Lini koment