Geni Tetovë/Hapësira e gjeneruar – Gjergji Dushniku

Geni Tetovë/Hapësira e gjeneruar – Gjergji Dushniku

Duke analizuar territorin në të cilin gjendet Tetova si dhe formën e zhvillimit të saj, zbulohetnjë rrjetë gjenerative e cila përmban qeliza parametrike me genin Tetovë. Përdorimi i kesajmetodologjie për krijim, konsolidim, ritrajtimtë pjesëve të qytetit duke ruajtur esencën Tetovë dhe gjenetikën e saj …kjo rrjete dirigjon këtë sistem të përbërë nga rrjedha ujore, itinerare,parcela etj …..

Ky projekt tenton të krijojë një metodologji për studimin e qytetit, duke u
kthyer në një instrumet për të vepruar në qytet duke krijuar zona të reja,
rivitalizuar zona ekzistuese dhe konsoliduar pjesë të ndryshme të qytetit
duke injektuar esencën Tetovë. Eshtë e rëndësishme ruajtja, rigjenerimi
dhe riinterpretimi i kësaj esence, që ky organizëm gjatë ndryshimeve që
pëson mos të ndryshoj shpirtin e këtij vendi, me personalitet dhe karakter të
quajtur Tetovë.

Duke kërkuar këtë esencë, studiohet territori në të cilin ndodhet qyteti, me
mbivendosjen e elementëve siç janë frakturat territorjale, sistemet hidrike,
frakturat bujqësore si dhe itineraret historike. Të gjitha këto kanë një sistem
të tillë organizimi që pas disa thjeshtimeve zbulojmë një rrjetë, gjeneruese
e të gjithë territorit, qe perseritet në qytet duke u perputhur plotësisht me
strukturën urbane. Në këtë pikë rrjeta merr një llogjikë parametrike që e
kthen atë nga një zbulim në një instrumet. Cdo qelizë e rrjetës duhet të
përmbaje esencën ekzistencialiste të qytetit, pra genin Tetovë. Ky gen përmban
pëlhurën urbane (pattern), forca, vektor si dhe vetë rrjetën. Pikerisht
jane këto elementë që mund ti përdorim për të konsoliduar, rikrijuar dhe
rigjeneruar pjesë të qytetit apo dhe metropolin Tetovë që ti përkasin, të
kenë esencën, të kenë në kodin gjenetik të tyre Genin Tetovë.

Tetova ka karakterisitkat për tu bërë një qytet kontemporan. Nga ana
hapësinore dhe strukturore një qytet kontemporan është një kolazh i përbërë
nga morfologji të ndryshme që duhen zbuluar. Kështu procesformimi
nis nga një proces morfogjenetik që bazohet në përkthimin formal të një
kompleksiteti qëllimesh dhe jo nga paragjykime tipologjike. Në vizitat e
vazhdueshme dhe në analizat e mëtejshme qëllimi ishte zbulimi se përse
kishte këtë formë Tetova, e shtrirë rrëzë malit të Sharrit ku në mes të saj
është lumi Pena .Të gjesh pse-në është e rëndësishme sepse gjërat shprehen
nëpërmjet formës dhe kjo të con në gjetjen e formës më të përshtatshme
më pas.

Qytetarët e Tetovës janë shumë të lidhur me malin, me ujin dhe me fushat
që shtrihet ky rajon. Janë shumë pranë me natyrën, njësoj si paraardhesit
e tyre, nuk e kanë humbur këtë kontakt kaq të nevojshëm me natyrën kur
ndërkohe qytete të tjera e kanë humbur me kohë këtë ndjesi. Kjo është
pjesë e genit Tetovë. Këtë gjë zbuloj dhe në analizat e mëtejshme ku qyteti
lind në pikëtakimin e fushës me lumin Pena. Rrugët radiale korrespondojnë
mjaft qartë me rrjedhjet e ndryshme që kanë si burim luginën e lumit. Edhe
itineraret që lidhin vendbanimet rurale respektojnë këto rrjedha. Kështu
dallojmë formen si një aspekt të fundëm të strukturës dhe bazohemi në
leximin e qytetit dhe të arkitekturës si një tërësi e vazhdueshme, si pjesë e një sistemi i cili ishte krijuar bashkë me lindjen e Tetovës. Duke thjeshtuar skemën zbulojmë një rrjetë që gjeneron këtë sistem të përbërë nga rrjedha ujore, itinerare, parcela etj. Keshtu mesazhet e fshehura tek forma flasin përmes gjuhës së procesit të krijimit. Kjo është pjesë e genit Tetovë.

Rrjeta që gjeneron këtë territor të shtyn të mendosh për të krijuar një llogjikë parametrike për ta kthyer në një instrument. Kjo rrjetë gjenerative me llogjikë parametrike perbëhet nga qeliza, ku cdo njëra prej tyre duhet të permbajë genin Tetovë. Kjo menyrë e të menduarit të qytetit na bën ta mendojmë atë si një organizëm të vazhdueshëm e pa paragjykim, qoftë ky negativ apo pozitiv, pa qëndra të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme, pjesë të mira apo jo të mira të qytetit, por duke e parë atë si një të tërë. Në këtë mënyrë qyteti agregohet dhe disagregohet si një puzzle. Lidhjet e cdo pjese me një tjetër janë të pafundme, në varësi të individit që e jeton këtë hapësirë të gjeneruar si dhe faktorët e studimit. Më e rëndësishmja, ajo që duhet të ketë cdo qelizë e ketij organizmi, e kësaj rrjete është geni Tetovë.
Tek qytetarët, tek sjellja e tyre, tek jeta sociale geni Tetovë është gjithmonë i pranishem me zakonet, tiparet, traditat etj. Po në aspektin urban dhe formal kush është geni Tetovë? Janë disa elementeë që të gjithë bashkë krijojnë genin Tetovë. Njëri element, ndër më të rëndësishmit është rrjeta gjenerative, e cila ndodhet kudo në qytet. Eshtë e çuditshme sesi kjo rrjetë megjithëse e fshehur përputhet plotësisht në shumë pjesë të qytetit. Elementi t

jetër është pëlhura urbane(pattern) që në këtë rast është ndarë në tre komponentë. Në pattern ekzistues, në vektor dhe në forca. Vektor janë vijat që ndajnë një pëlhure urbane nga një tjetër kurse forca janë vija që pëlhur

urbane i referohen. Sigurisht elementët natyrorë kanë ndikim të drejtë për drejtë në genin Tetovë. Janë pikërisht këto shtresëzime historike,formale dhe territorjale që duke u mbivendosur kanë më shumë gjasa të cojnë në një jetë urbane më nxitëse dhe në një qytet idealisht më gjithperfshirës.Duke vazhduar llogjiken e përkatësise, e asaj që Tetova përket zhvillimi i mëtejshem i qytetit është i destinuar të jetë aty ku lindi, rrëzë malit e gjithmonë pranë natyres. Keshtu energjia e zhvillimi që është e pandalshme do të kanalizohet për konsolidimin jo vetëm e pjesëve me potencial të qytetit por edhe të qendrave të banuara rurale që shtrihen po rrëze malit ashtu si Tetova. Metropoli i ardhshëm do të jetë qyteti linear gjenerativ ku cdo pjesë e tij do te ketë rrjetën e perkatësisë ku herë do ruajë karakteristikat e saj e herë do të ndërthuret me rrjetat e vendbanimeve pranë saj duke mundësuar lindjen e pjesëve urbane pasardhëse ku pjesë e genit të tyre do te jenë të dyja vendbanimet që mundësuan lindjen e kësaj pjese të re. Kjo do të jetë e ardhmja, metropoli Tetovë.

No related posts.

Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.

Lini koment