Gallery

U_Polis New Campus

Ndërtesa e re e U_POLIS me një sipërfaqe prej 7200 m2 është në fazën e fundit te kompletimit. Kampusi i ri përmbush standarte të larta për një proces edukimi cilësor , duke përfshirë ambjentë të jashtme dhe gjelbërim, parkim, ambjente sportive, etj. Projekti i New POLIS u projektua dhe zbatua nga nje grup studentësh dhe stafi të Universitetit, në bashkëpunim me një sërë kompanish kontraktuese lokale.

Adresa e re zyrtare është: Rr. “Autostrada Tiranë-Durrës”, Kilometri 5, Kashar, Tiranë.
Adresa Postare: Polis University, KP 2995, Tirana Albania
Nr. Kontakti Tel/Fax are: +355.(04) – 2407420 or 2407421 / +355.(04).2407422
E-mail: contact@universitetipolis.edu.al

Krahas një sërë mjetesh alternative transporti, POLIS do të sigurojë gjithashtu transport më vete për studentët nga qëndra e Tiranës në kampus dhe anasjelltas sipas skemës së mëposhtme: (për më shumë klikoni këtu)

1.Nisja ora 08.00 nga sheshi ‘Avni Rustemi’ nëpërmjet “Rrugës së Durrësit”  në kampusin e ri të POLIS.
2.Nisja ora 08.00 nga “Ura e Elbasanit” përballë ndërtesës së “SHQUP”, përgjatë lumit Lana dhe  Unazës së  Re ”  në kampusin e ri të POLIS.
3.Kthimi në Tiranë: Nisja nga Kampusi i ri i POLIS në orën 18.00.

Studentët dhe stafi janë të inkurajuar të ndajnë mjetet private të transportit. Në cdo rast ka një sërë mjetesh të tjera të transportit publik, konkretisht: (për më shumë klikoni këtu)